Rekrutimi Dhe Seleksionimi

Only available on StudyMode
  • Pages : 5 (1591 words )
  • Download(s) : 844
  • Published : April 10, 2011
Open Document
Text Preview
PROCEDURAT E REKRUTIMIT, SELEKSIONIMIT DHE EMERIMIT NE DREJTORIN E PERGJITHSHME TE TATIMEVE.

1 Personeli, sipas detyrave, ndahet në punonjës të nivelit të lartë, të mesëm e të ulët, drejtues dhe në punonjës ekzekutues, të kategorizuar sipas këtij vendimi. a)  Drejtor i përgjithshëm i përgjigjet klasifikimit: nëpunës  civil i nivelit të lartë drejtues; b) Zëvendësdrejtor i përgjithshëm i përgjigjet klasifikimi: nëpunës civil i nivelit të lartë drejtues; c)  Kategoria A i përgjigjet klasifikimit: nëpunës civil i nivelit të mesëm drejtues. Në këtë kategori përfshihen funksionet: drejtor drejtorie në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve dhe drejtor i drejtorisë rajonale; ç)  Kategoria B i përgjigjet klasifikimit: nëpunës civil i nivelit të ulët drejtues. Në këtë kategori përfshihen funksionet: drejtor drejtorie në drejtorinë rajonale dhe përgjegjës sektori në Drejtorinë e Përgjithshme; d)  Kategoria C1 i përgjigjet klasifikimit: nëpunës civil i nivelit të ulët drejtues. Në këtë kategori përfshihen funksionet: përgjegjës sektori¢zyre në drejtorinë rajonale dhe njësitë e ngjashme me to dhe përgjegjës zyre në Drejtorinë e Përgjithshme; dh)  Kategoria C2 i përgjigjet klasifikimi: nëpunës civil i nivelit ekzekutues. Në këtë kategori përfshihen inspektorët, në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve, të nivelit IVA, dhe inspektorët në drejtoritë rajonale dhe njësitë e ngjashme me to, të nivelit IVA; e)  Kategoria C3 i përgjigjet klasifikimit: inspektor, në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve, të nivelit IVB, dhe inspektor në drejtoritë rajonale dhe njësitë e ngjashme me to, të nivelit IVB; ë) Kategoria D1 përfshin personelin ndihmës si: llogaritar, arkëtar, shofer, magazinier, arkivist, sekretar, protokollist, centralist etj. dhe personel tjetër, të ngjashëm me to; f)  Kategoria D2 përfshin personelin tjetër ndihmës, që kryen shërbimet sanitare dhe të mirëmbajtjes së zyrave.

Marrëdhëniet e punës për personelin e kategorive D1 e D2 rregullohen nga dispozitat e Kodit të Punës. Struktura organizative dhe numri i përgjithshëm i personelit të administratës tatimore qendrore miratohen nga Kryeministri, me propozimin e Ministrit të Financave, pas bashkërendimit me DAP-in, ndërsa organigrama e administratës tatimore qendrore miratohet nga Ministri i Financave, me propozimin e Drejtorit të Përgjithshëm të Tatimeve. Drejtoria e Burimeve Njerëzore, në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve, më poshtë (DPT), në zbatim të strukturës analitike të miratuar dhe nevojave funksionale, shpall vendet e lira. Drejtori i përgjithshëm i tatimeve, me propozimin e drejtorit të drejtorisë së burimeve njerëzore, miraton procedurën e konkurrimit për këto vende të lira. Përzgjedhja e kandidatëve bazohet në vlerësimin e përshtatshmërisë së tyre me kërkesat e përshkrimit të vendit të lirë të punës Për rekrutimin e nëpunësve të administratës tatimore qendrore zbatohet legjislacioni në fuqi për nëpunësit civilë dhe për institucionet e pavarura, me përjashtim të kategorisë së punonjësve, marrëdhëniet e punësimit të të cilëve rregullohen sipas dispozitave të Kodit të Punës. Përbëjnë përjashtim nga kriteret e edukimit arsimor për pozicionet në nivelet A, B, C1, C2 e C3 të administratës tatimore qendore rastet e mëposhtme: a)   Rekrutimi i punonjësve të teknologjisë së informacionit; b)  Rekrutimi i punonjësve të zbatimit, të drejtorisë së investigimit; c)   Rekrutimi i punonjësve të sektorit të administratës dhe prokurimeve, në drejtorinë e financës, administratës dhe prokurimeve; ç)  Rekrutimi i punonjësve ekzekutues të niveleve C3 e C2 , të drejtorisë së marrëdhënieve me jashtë; d)    Rekrutimi i punonjësve me përvojë mbi 4 vjet në strukturat tatimore qendrore dhe me kualifikime në fushën e tatimeve;  dh) Rekrutimi i specialistëve të niveleve C3 e C2 (inxhinier, teknolog etj.), të nevojshëm në strukturat e kontrollit tatimor. Vlerësimi i përmbushjes së këtyre kritereve bëhet nga drejtoria e burimeve njerëzore, në DPT. Në rastet e rekrutimeve të përmendura...
tracking img