Communication in Sme

Only available on StudyMode
  • Pages : 39 (11871 words )
  • Download(s) : 237
  • Published : August 26, 2009
Open Document
Text Preview
UNIVERSITETI I TIRANES
FAKULTETI I EKONOMISE
MBA 12

Tezë për Master ne Administrim-Biznes

TEMA: KOMUNIKIMI DHE NDIKIMI I TIJ NE FUNKSIONET E MANAXHIMIT TE BURIMEVE NJEREZORE

Dhjetor 2008

1. Komunikimi Nderpersonal dhe procesi i zhvillimit te tij

1.1. Cfare eshte komunikimi
1.1.1 Problemet ne lidhje me perkufizimin:
Definicioni per “komunikimin” eshte I veshtire ta permbledhesh ne nje te vetem, per vete faktin se Komunikimi eshte nje koncept perdoret ne shume disiplina qe jane shume pak ose aspak te ngjashme me njera – tjetren si shkencat kompjuterike, antropologjia, etiologjia dhe linguistika, inxhinjeria elektirke, filozofia, gjenetika, sociologjia, ekonomia, letersia etj. Te gjitha keto disiplina, madje dhe ato qe kane te bejne me komunikimn njerezor, nuk kane arritur ne nje konsesus per perkufizimin e “komunikimit” dhe kane diferenca te medha ne detaje, por berthama e kuptimit per te cilin perdoret ky term ne te gjitha keto disiplina eshte i njejte. Nje koncept kaq i gjere qe perdoret ne menyra te ndryshme ne disiplina te ndryshme, ndonjehere ka rrezik te humbase nje kuptim preciz dhe te sakte, dhe kjo mund ti kete ndodhur tashme komunikimit; ashtu sic sociologu Thomas Luckmann ka verejtur: “Komunkimi po perdoret per te nenkuptuar te gjitha gjerat per te gjithe njerezit” Megjithate, per Biznesin, komunikimi ngelet nje nocion i pazevendesueshem. Eshte e pamundur te imagjinosh nje diskutim serioz dhe profesional per ceshtje si influencimi, motivimi, puna ne grup, feedback-u dhe vleresimi i performances, teknologjia e informacionit, menaxhimi i ndryshimeve ne korporata (struktura, strategji etj.), apo dhe marketing duke injoruar rolin qe luan komunikimi. Komunikim nderpersonal eshte komunikimi me i hasur dhe me i rendesishemne keto ambjente, si ne forme formale ashtu dhe joformale, biznesi i vogel apo korporata. Por ende diskutime te tilla, te bera dhe ne nivele te larta te menxhimit i kushtojne shume pak ose aspak rendesi mekanizmit dhe modeleve te ketij procesi te pashmangshem.

1.1.2 Perkufizimi sipas BNet.com Dictionary (Business Network dictionary): Komunikimi Nderpersonal perfshin:
te gjitha aspektet e nderveprimit personal dhe shkembimit te informacionit midis individeve ose anetareve te nje grupi. Komunikimi efektiv nderpersonal varet nga nje sere aftesish nderpersonale qe perfshijne degjimin, pohimin, influencimin, bindshmerine, empatine, sensibilitetin dhe diplomacine. Apsekte te rendesishme te komunikimit midis individeve perfshijne gjuhen e trupit dhe forma te tjera te komunikimi joverbal.

Nderveprimi personal: eshte pjese e rendesishme e komunikimit qe perfshin te folurin midis individeve si dhe verpime te tjera te vetedijshme apo jo qe kane te bejne me reagimet qe jane pasoje e ketij nderveprimi. Individet nuk komunikojne vetem kur flasin por nje pjese te mire te simboleve dhe shenjave qe perdoren per te dhene informacion jepen ne forma te tjera joverbale dhe ky perkufizimi i ka perfshire te dyja keto forma te dhenies se informacionit.

1.2. “Simbolet” dhe “Shenjat”

Nje nga arsyet pse ka qene shume e veshtire per te formuluar nje perkufizimi te njejte edhe per disiplinat qe merren me komunikimin njerezor, eshte se proceset e ndryshme komunikimi mund te transmetojne informacion ne menyra shume te ndryshme. Per ta thjeshtesuar ehste mire te konceptojme 2 menyra te ndryshme, te cilat perdoren nga proceset e komunikimit. P.sh. mendoni reagimin e nje individi ne nje situate qe e ve ate person ne nje pozite te veshtire dhe te turpshme per te. Nje reagim mund te jete “Me vjen shume rende dhe jam tmerresisht i turperuar”. Por reagimi tjeter mund te jete thjesht nje skuqje e fytyres dhe personi mund te ngelet pa fjale. Te dyja keto reagime transmetojne ndjenjen e brendshme te turpit te personit ne fjale. Por skuqja eshte nje shenje e sjelljese ekspresive ndersa pohimi “Me vjen shume rende dhe jam tmerresisht i turperuar” eshte nje simbol dhe perfshihet ne ate qe quhet sjellje simbolike....
tracking img