Sistemi Gjuhesor I Saussure Sipas Kendveshtrimit Strukturalist

Only available on StudyMode
  • Pages : 5 (1708 words )
  • Download(s) : 874
  • Published : January 3, 2011
Open Document
Text Preview
SITEMI GJUHËSOR I SAUSSURE I PARË NGA KËNDVËSHTRIMI STRUKTURALIST DHE PASSTRUKTURALIST

Dallimi që Sosyr bëri ndërmjet fjalëve “gjuhë” dhe “ligjërim” në librin e tij “Kursi I Gjuhësisë së Përgjithshme” shënoi fillimin e perdorimit të termit “Strukturë” në fushën e gjuhësisë; si dhe shërbeu si një udhërrëfyes për shumë gjuhëtarë të tjerë. Në thelb të Gjuhësisë së Saussure është pohimi në vijim: Një gjuhë është një sistem në të cilin të gjitha elementet përshtaten me njëri-tjetrin, dhe ku vlera e e çdo elementi varet nga bashkëjetesa e njëkohshme me të gjithë të tjerët (Saussure, 1983, f. 113). Harris (1983, f. ix) shkruan se ideja që Saussure hodhi mbi lidhjen që ekzistonte mes gjuhës dhe strukturës bëri të mundur që libri i “Kursit të Gjuhësisë së Përgjithshme” të zinte “një vend me rëndësi të veçantë në historinë e të menduarit Perëndimor" dhe të bëhej një ndër tekstet më të rëndësishme "jo vetëm në zhvillimin e gjuhësisë, por edhe në formimin e asaj lëvizje të gjerë intelektuale të shekullit të njëzetë të njohur si 'Strukturalizmi". Në Kursin e Gjuhësisë së Përgjithshme, Saussure (1983) propozoi një model shkencor të gjuhës, si një sistem të mbyllur elementesh dhe rregullash që mund të përshkruhet në mënyrë krejtësisht të pavarur nga subjektiviteti psikologjik i çdo përdoruesi të veçantë të asaj gjuhe. Për shembull, në qoftë se Saussure do të analizonte një paragraf të një teksti të shkruar cfarëdo, ai nuk do të ishte i interesuar në mendimet e veçanta apo unike që autori i atij teksti ka hedhur në letër, apo fjalë të veçanta të tekstit që paraqiten para syve të lexuesit. Përkundrazi, Saussure do të përpiqej të përshkruante atë sistem gjuhe që të dyja palët - si autori që e ka shkruar tekstin, ashtu dhe lexuesi duhet të kenë të të përbashkët për të bërë te mundur këtë komunikim, dhe në veçanti, rregullat me të cilat një sistem i tillë është i qeverisur.

Passtrukturalizmi, jo vetëm që e diskuton strukturalizmin, por e thelloi edhe më tej projektin qendror të tij – kërkimin në lidhje me parimet e organizimit të sistemit të një gjuhe. Pavarësisht nga kjo, strukturalizmi mbronte tezën se sistemi i gjuhës mund të përshkruhet në mënyrë objektive dhe shkencore, kurse passtrukturalizmi sugjeron se edhe vetë këto përshkrime janë gjithmonë shumë kontekstuale. Këtu duhet pasur parasysh se strukturalizmi i Saussure ishte i bindur se parimet me të cilat gjuha është e organizuar mund të përcaktohen dhe të përshkruhen plotësisht, ndërsa passtrukturalizmi vë në dyshim të gjitha këto supozime duke sugjeruar se këto lloj përfundimesh janë gjithmonë të brishta dhe se mund të përmbysen lehtësisht. Çelësi për të kuptuar strukturalizmim e Saussure është ideja se kuptimi bëhet i mundur nga tiparet e jo nga disa lidhje që mund të ekzistojnë midis "një emri dhe një gjëje " (Saussure, 1983, f. 66). Megjithatë, njeriu vetëm nëpërmjet lidhjes së tipareve e përvojës që ai zotëron mund të kuptojë botën që e rrethon. Saussure (1983, f. 110) shkruan se: mendimi në vetvete, është si një re vorbull, ku asnjë formë nuk është domosdoshmërisht e përcaktuar. Asnjë ide nuk është e formuar më pare, dhe se asgjë nuk është e dallueshme para njohjes së strukturës gjuhësore. Tiparet janë krijuar nga elementë që janë vetë arbitrare, dmth “ato nuk kanë lidhje natyrore në të vërtetë" ( Saussure, 1983, f. 69). Ky vëzhgim është elementi më I rëndësishëm mbi të cilin mbështetet strukturalismi.

Askush nuk e kundërshton faktin se shenjat gjuhësore janë arbitrare ... Parimi i thënë më lart është parimi i organizues i gjithë gjuhësisë, e që konsiderohet si shkenca e strukturës së gjuhës. Në të vërtetë, koncepti qendror në qasjen strukturaliste të Saussure është shenja, të cilën ai e përkufizon si "kombinimi i një koncepti dhe një tigulli" (Saussure, 1983, f. 67). Lidhja mes një koncepti dhe një tingulli është arbitrare. Saussure (1983, f. 67) shkruan: Nuk ka asnjë lidhje të brendshme mes kuptimit të fjalës dhe tingujve apo...
tracking img