Durkheim, Emile: Tipat E Solidaritetit Shoqëror Dhe Ndarja E Punës

Pages: 8 (2488 words) Published: March 16, 2011
Durkheim, Emile: Tipat e solidaritetit shoqëror dhe ndarja e punës

Në tezën e tij të doktoraturës De la division du travail social (1893; Ndarja e punës në shoqëri), Durkheim shkruan se çështja kryesore e veprës është pikërisht raporti i individit ndaj shoqërisë. Këtë ai e bën të dijshme edhe në tezën tjetër Le Suicide (1897; Vetëvrasja) ku argumenton se individi është ngushtë i integruar në kulturën e tij; aty na del se, vendimi i dukshëm individual që të hiqet dorë nga jeta mund të shpjegohet nëpërmjet forcave shoqërore.

Interesimi për konceptin e integrimit, përfshirjen e individëve në rregullin shoqëror, e përcolli Durkheim-in gjatë tërë jetës së tij. Integrimi (apo solidariteti shoqëror) është i rëndësishëm për ruajtjen e baraspeshës shoqërore. Durkheim e shihte evolucionin shoqëror si një lëvizje nga solidariteti mekanik i shoqërive fisnore në solidaritetin organik karakteristik për shoqëritë industriale. Ai argumentonte se shoqëritë primitive karakterizohen nga një vetëdije e fuqishme kolektive, të cilën ai e definoi si ‘tërësi e besimeve dhe ndjenjave të përbashkëta të qytetarëve mesatar të së njëjtës shoqëri’. Me rritjen e ndarjes së punës, rritet edhe individualizmi.

Kjo pjesë e punës së Durkheim-it bazohet në tipologjinë gemeinschaft-gesellschaft të dhënë nga Ferdinand Toennie (1855-1963). (Tipologjia është analizë e bazuar në tipe). Toennie ishte i interesuar të krahasojë komunitetet primitive (gemeinschaft) me shoqëritë moderne industriale (gesellschaft). Komuniteti (gemeinschaft) karakterizohet nga dominimi i lidhjeve të ngushta personale apo familjare; shoqëria (gesellschaft) karakterizohet me dominim të lidhjeve më shumë jopersonale apo lidhjeve praktike.

Durkheim-i, duke ndjekur Toennie-n, analizoi tipet e solidaritetit në shoqëritë primitive dhe moderne. Ai të parën e quajti ‘solidaritet mekanik’ (në të cilën vetëdija kolektive është e fortë) dhe të dytën ‘solidaritet organik’ (në të cilën vetëdija kolektive është e dobët dhe i detyrohet shtimit të individualizmit). Sikurse Toennie dhe Durkheimi, Parsons konsideronte se dallimi ndërmjet këtyre të dyjave të ishte rrënjësore. Lidhjet në shoqëritë tradicionale, të cilat kryesisht janë personale dhe stabile, ai i quajti ‘ekspresive’, ndërsa lidhjet në shoqëritë moderne, të cilat kryesisht janë jopersonale dhe praktike, i quajti ‘instrumentale’.

Individi nuk mund të jetë autonom. Ai ka nevojë të ofrojë e të kërkojë, pra të shkëmbejë me të tjerët. Shoqëria është e mundur, integriteti shoqëror ruhet në saje të solidaritetit. Solidariteti, për Durkheim-in, është lidhje e ndërsjellë, kushtëzim, dhe varësi reciproke. Në bazë të solidaritetit krijohen edhe marrëdhëniet e tjera shoqërore dhe kur ndërron mënyra e solidaritetit ndërron edhe sistemi i shoqërisë. Këta tipa të shoqërisë janë shoqëria primitive, arkaike ose segmentare dhe shoqëria e ndarjes së punës. Vetëm ndarja shoqërore e punës mund të realizojë bashkëveprimin e individëve. Ndarja e tillë është ndarje në klasa me funksione specifike e në bashkëpunim midis tyre. Sipas pikëpamjes së tij, strukturat shoqërore dhe etike janë rrezikuar nga lindja e teknologjisë dhe mekanizimit. Ndarja e punës u ka kushtuar punëtorëve me tëhuajsim nga njëri-tjetri dhe me shtim të vartësisë reciproke, meqë asnjë nga ata tani nuk prodhon tërë produktim për vete.

Ndërmjet individëve që lidhen e kooperojnë ka diçka të jashtme që ushtron presion nga lartë (interesi shoqëror). Duke qenë organ i një organizmi, individi është inferior kundrejt nivelit superior të një shoqërie të organizuar. Shoqërorja ka një natyrë superindividuale me një funksion konstant rregullimi. Që individi të mos e ndjejë këtë shtrëngesë si forcë të jashtme duhet të krijohen kushte të tilla ku ndarja e punës do të kuptohej si ligj i natyrës dhe si i tillë një rregull moral i sjelljes njerëzore. Në bazë të barazisë (krijimit të shanseve dhe mundësive të barabarta) polarizmi social nuk do të çonte në konflikt ose shtrëngim ekstrem, por në...
Continue Reading

Please join StudyMode to read the full document

You May Also Find These Documents Helpful

  • e library Essay
  • E Commerce Essay
  • E-commerce Essay
  • Essay on E
  • Emile Durkheim Essay
  • Emile Durkheim Essay
  • E business Individual Appendix Essay
  • Emile Durkheim Essay

Become a StudyMode Member

Sign Up - It's Free