Kushtet në të cilat u realizua Revolucioni Borgjez Anglez.

Pages: 5 (1378 words) Published: November 14, 2014
KUSHTET NË TË CILAT U REALIZUA REVOLUCIONI BORGJEZ ANGLEZ.

PREMISAT

Anglia ishte e para nga monarkitë evropiane, e cila në kushtet e një refomimi të gjithëanshëm kaloi gradualisht nga absolutizmi mbretëror, i mbështetur me forcë nga katolicizmi, në bashkëqeverisjen e vendit mes Parlamentit dhe mbretit, një zbatim i plotë i koncepteve humaniste të bartura dhe tek reformacioni protestant. Megjithatë një kalim i tillë e kishte origjinën në ngjarje, të cilat u zhvilluan në një periudhë më të largët në kohë, atëherë kur Henri I i Anglisë më 1100 dhe kur Baronët dhe fisnikët e tjerë më 1215 detyruan Xhonin Pa Tokë të nën shkruante Magna Carta Libertatum për tu bërë e plotë më 1225 dhe më pas më 1297.

Të dy dokumentet shprehnin qartë tentativa, të cilat në kohën e tyre, revolucionare duke filluar nga njohja e të drejtës së trashëgimisë deri tek e drejta për gjykim, apo e miratimit paraprak të "të gjithë mbretërisë" të shprehura në Kartën e Madhe të Lirive të konfirmuar më vonë nga dokumenta të tjerë. Autoriteti i vetëm që do të mund të ndalte një cënim të tillë të autoritetit mbretëror, Kisha Katolike, ishte eliminuar nga Henriku VIII me krijimin e kishës anglikane dhe Elisabeta I me qeverisjen e saj.

Sundimi i Elisabetës I ishte një ndër elementët që nxiti më së tepërmi Revolucionin Borgjez Anglez. Edhe pse qeverisi me dorë të hekurt, edhe pse qeverisja reale e Anglisë qe në duart e saj dhe të këshillit të saj, Elisabeta I e thërriti 13 herë në periudhën 1559 - 1603.

Nga ana e tyre Stjuartët ose nuk kishin aftësitë qeverisëse ose nuk mund të mos binin në tundimin e qeverisjes sipas parimit të Të Drejtës Hyjnore. Në sytë e Xhejmsit I dhe të birit Karlit I ndarja e pushtetit me Parlamentin (edhe pse mund ta vinin në shërbim) ishte e papranueshme. Fakti që Stjuartët nuk ishin anglezë për pasardhës të drejtpërdrejtë të Maria Stjuartit, Mbretër të Skocisë, fjalët e përhapura për prirjet e tyre katolike, nxisnin më shumë mbretërit e shtëpisë së Stjuartëve të mos kishin besim tek Parlamenti. Po të kemi parasysh se në gjirin e Parlamentit kishte dhe përfaqësues të borgjezisë së qyteteve, me interesa krejtësisht të ndryshëm me ato të fisnikëve, protetstantë të cilët nuk bënin kompromis dhe fanatikë atëherë do të kuptojmë përse marrëdhëniet e tyre me Parlamentin dhe dëshira për të qeverisur të vetëm u shfaqën që në fillim.

FILLIMI I REVOLUCIONIT

Mospranimi i Elisabetës I për të patur një familje, për pasojë dhe trashëgimtarë, e lënia e fronit bosh; i hapi rrugën ardhjes në fron të dinastisë Stjuart. Xhejmsi VI i Skocisë, sipas radhës së trashëgimisë ishte trashëgimtar i ligjshëm dhe vjen në fronin anglez me emrin Xhejmsi I. Kur erdhi në fron Xhejmsi I gjeti një Angli, e cila pas fitores së 1588 ndaj Armadës Spanjolle dhe veprimtarisë së Drejkut ishte kthyer në një fuqi ndërkontinentale. Anglia ishte në atë moment fuqi detare, e cila nuk ishte vetëm një faktor rajonal por që u shfaq tashmë përfundimisht në skenën botërore. Nga ana tjetër kjo pozitë nuk bënte gjë tjetër veçse të kërkonte shpenzime më të mëdha ushtarake, konflikti me Spanjën dhe me Papatin kërkonte shpenzime të mëdha, kjo detyronte nga ana tjetër mbajten e një ushtrie të përhershme me shpenzime të larta. Anglia ishte kthyer shpejt në një ndër qendrat me prodhimin më lartë të kohës, kjo e detyronte të zgjeronte më shumë tregjet, dmth kolonitë. Krijimi i Bursës ishte një shtysë e re për zhvillimin e ekonomisë. Nga ana tjetër zhvillimi i proçesit të gardhimit dhe rritja e menjëherëshme e popullsisë së qyteteve do të çonin në rrezikun e shpërthimit të konflikteve sociale dhe më tej të konflikteve me karakter politik. Fisnikëria ishte e rrezikuar jo vetëm nga ecuria në politikën e brendshme por dhe zotërimet e tyre jashtë Anglisë, veçanërisht në Francë dhe Flandër. Xhejmsi I nuk kishte as eksperiencën as aftësinë e duhur për drejtim. Në këto kushte ai as nuk kishte mundësi reale të sfidonte privilegjet e Parlamentit dhe të fisnkërisë e të Xhentrit të cilët...
Continue Reading

Please join StudyMode to read the full document

You May Also Find These Documents Helpful

  • U Are What U Wear Research Paper
  • U Essay
  • Essay about The U
  • TES Sain Essay
  • Te Whariki Essay
  • Te Whariki Essay
  • Essay about Fck U
  • te te tet tete te Essay

Become a StudyMode Member

Sign Up - It's Free