Zhurmat Te Modulimet Analoge

Only available on StudyMode
  • Pages : 25 (6058 words )
  • Download(s) : 1219
  • Published : January 12, 2009
Open Document
Text Preview
UNIVERSITETI I PRISHTINËS

FAKULTETI I ELEKTROTEKNIKËS

Lënda: Teoria e telekomunikacionit I

Tema: Zhurmat te modulimet analoge

Prishtinë, mars 2003

Hyrje në kuptimin mbi zhurmat

Zhurmë në sistemet komunikuese konsiderohen sinjalet e padëshiruara të cilat paraqiten në marrës.Zhurma është gjithmonë prezente dhe ndikon negativisht në aftësinë e marrësit për ta identifikuar në mënyrë të saktë sinjalin e dëshiruar.Prezenca e paevitueshme e zhurmës në një sistem komunikues,pengon në transmetimin e besueshëm të sinjaleve elektrike nëpër atë sistem. Kështu që është e rëndësishme të dihet se si arrin zhurma në sistem.Egzistojnë shumë burime të mundshme të zhurmave. Burimet e zhurmave mund të jenë të jashtme (p.sh zhurma atmosferike,zhurma kosmike,zhurmat që i krijon njeriu etj )ose të brendshme.Kategoria e dytë e zhurmave përfshin një tip të rëndësishëm të zhurmës që lind për shkak të lëvizjeve të rastit të elektroneve në mjedise përquese (zhurma termike ) ose nga fluktuacionet e rastit të rrjedhjes së rrymës në paisjet elektronike (zhurma e zbrazjes ).Ky tip i zhurmës në një formë apo tjetër është i paevitueshëm në çdo sistem komuniokues dhe paraqet një kufizim themelor në transmetimin apo detektimin e sinjaleve.Për të zhvilluar një kuptim të plotë mbi zhurmën ne duhet të shqyrtojmë se si ndikon ajo në procesin e demodulimit.Një rëndësi tjetër me interes është krahasimi performancave që tregojnë skemat e ndryshme moduluese-demoduluese nga aspekti i zhurmës. Për të përfshirë një trajtim hyrës të performansave për nga zhurma të marrësve të ndryshëm, duhet të supozojmë që zhurma e kanalit ose zhurma në hyrje të marrësit është zhurmë e bardhë.Ky supozim thjeshtësues jo vetëm që arsyetohet në aspektin fizik, por gjithashtu na mundëson neve që të marrim një kuptim themelor të mënyrës se si zhurma ndikon në performansat e marrësve të ndryshëm.

1. 1Raporti sinjal - zhurmë

Për të kryer analiza në teknikat e ndryshme të modulimeve nga aspekti i zhurmës neve na duhet një kriter i qartë që përshkruan në mënyrë kuptimplote performansat e teknikës në shqyrtim.Në rastin e teknikave analoge të modulimeve është praktikë e zakonshme të përdoret raporti sinjal-zhurmë në dalje si një madhësi intuitive që përshkruan besnikërinë me të cilën procesi i demodulimit në marrës përmban sinjalin origjinal. Raporti sinjal-zhurmë në dalje definohet si raport i fuqisë mesatare të sinjalit të informacionit dhe fuqisë mesatare të zhurmës,të matura në dalje të marrësit.Le të paraqesë (SNR)o raportin sinjal-zhurmë të shprehur si Llogaritja e raportit sinjal-zhurmë në dalje (SNR)o përfshin përdorimin e një modeli të marrësit të idealizuar, detajet e të cilit natyrisht varen nga zhurma e kanalit dhe teknika e demodulimit që përdoret në marrës.Mirëpo,duhet të përmendim që njohja e (SNR)o do të jetë e pamjaftueshme,veçanërisht kur kemi të bëjmë me krahasimin e raporteve sinjal-zhurme ne dalje në teknika të ndryshme të modulimeve.Në mënyrë që të bëjmë një krahasim kuptimplotë do të njihemi me idenë e modelit të trnsmetimit në brezin themelor si në fig.1.1.

sinjali i informacionit me + dalja me fuqi të njëjtë me
sinjalin e moduluar

+

kanali i zhurmës

Fig 1.1 Transmetimi i sinjalit të informacionit në brezin themelor

Në këtë model janë bërë dy supozime:
1. Fuqia e sinjalit të moduluar të informacionit është e fiksuar. 2. Filtri i frekuencave të ulta i brezit themelor e lëshon sinjalin e informacionit,dhe i kthen zhurmat e brezit. Kështu që,mund të definojmë raportin sinjal-zhurmë të kanalit në hyrje të marrësit si;

Ky raport është i pavarur nga tipi i modulimit ose demodulimit që përdoret.
Raporti sinjal-zhurmë i kanalit...
tracking img