Xhon Loku

Only available on StudyMode
  • Pages : 41 (16941 words )
  • Download(s) : 883
  • Published : December 9, 2010
Open Document
Text Preview
Zhan Zhak Rusoi, pabarazia sociale dhe teoria e Karl Marksit

Zhan Zhak Rusoi, pabarazia sociale dhe teoria e Karl Marksit

Ka mbi dy shekuj e gjysëm që në mendimin filozofik botëror është çfaqur teoria e pabarazisë sociale, e cila sipas autorit të saj, Zhan Zhak Ruso (1712-1778), mbështetet në lindjen e pronës private. Të paktën kështu pretendon Fjalori i Filozofisë (bot. 1982, f. 388-389), dhe është po ky fjalor që pretendon se pikëpamjet e Rusoit janë vlerësuar nga klasikët e marksizmit, por që një fjalor tjetër e zgjeron botën e këtij filozofi deri në pasqyrimin e ideve të tij në Deklaratën e Pavarësisë të SHBA si dhe në frymëzimin e Revolucionit Francez të 1793-shit (Napoleon Roshi, Kleanthi Zoto, Terminologji Shqiptare dhe Botërore, bot. 1994, f. 309). Në një farë mënyre, sipas këtij materiali, unë kam arritur në përfundimin se politika ka tentuar të marrë botën e Rusoit duke e vënë atë në themel të veprimtarisë së vet pamvarësisht nga lloji i saj, pamvarësisht nga saktësia e botës së filozofit. A nuk do të thotë kjo se politika ka vetëm një fytyrë pamvarësisht se si e paraqet veten përpara njerëzimit? Cila është përmbajtja teorike e kësaj vepre të Rusoit dhe çfarë distance ka me teorinë e Karl Marksit kur dimë se barazia është një nocion inekzistent, pasi nuk ka në natyrë dy struktura materiale të tilla? Atëhere përse duhet të ketë barazi shoqërore dhe si arrihet ajo? Nga pikëpamja filozofike ne mund të pranojmë barazinë materiale vetëm në dy momente dhe kjo për efekt të paaftësisë së njeriut për të realizuar proçesin e njohjes në këto dy aspekte: në pikën e lindjes dhe në atë të vdekjes. Në momentin e lindjes gjërat kalojnë nga barazia në pabarazi dhe, në momentin e vdekjes, nga pabarazia në barazi (gjithmonë sipas mënyrës empirike të njohjes). Të paktën ky duhet konsideruar si proçes natyror i bing-bengut (pra e kemi pranuar), dmth i lindjes së lëndës, dhe çlirimit të të gjithë energjisë që mbart kjo lëndë mbas zgjerimit maksimal të galaktikave ku humbet kuptimi fizik i saj, dmth përgjatë “vdekjes” së lëndës. Po me botën e njeriut si mund të jetë problemi dhe a ka të drejtë Rusoi kur ngriti hipotezën e pabarazisë sociale për efekt të pronës private? Bota e njeriut (si forma më e lartë e organizimit të lëndës) a i nënshtrohet ligjësisë së dinamikës së lëndës duke e përsëritur atë në fundin e saj? Në fund të fundit a mund të kemi barazi sociale në Globin Tonë ndonjëherë dhe çfarë përmase duhet të ketë ajo? Problemi duhet parë në funksion të kohëve paralele që disponojnë qelizat pjesmarrëse të shoqërisë njerëzore dhe si arrijnë ato në finishin e tyre, në qoftë se ekziston barazia sociale. Që të mund t’i përgjigjemi ndryshe këtyre pyetjeve e shoh të arësyeshme të marr për bazë librin e Zhan Zhak Rusoit: Origjina e pabarazisë mes njerëzve (botimet Almera, 2008, me përkthim të Qemal Velisë) si dhe disa vepra të Marksit për të parë se në çfarë pike të Rusoit është mbështetur autori i filozofisë së proletarëve kur konkludoi se lufta e klasave çon medoemos në diktaturën e proletariatit dhe organizimi shoqëror i kalimit të shoqërisë nga shteti në jo shtet karakterizohet nga gjysëm shteti proletar ku diktatura në emër të tij është konsideruar, nga ana e Marksit, si themeli i veprimtarisë së ardhëshme të shoqërisë njerëzore. Une pretendoj se problemi që në themel të filozofisë është i konstatuar në mënyrë ireale prej nga kanë rrjedhur përfundime po të tilla. Ky pretendim ka lindur ngaqë baza e pabarazisë sociale është konsideruar prona private në mënyrë absolute duke u anashkaluar gjëndja e diferencuar e racave për efekte të tjera natyrore ku dhe fillon e mbaron gabimi i Rusoit. Pastaj asnjëherë nuk është treguar baza parimore e pabarazisë së materies ku dhe shoqëria njerëzore nuk duhet të bëjë përjashtim. Në këtë pikë filozofia ka heshtur për efekt të paaftësisë individuale. E keqja qëndron në pranimin e unitetit të materies pa asnjë lloj argumentimi teorik dhe lidhja natyrore e strukturave cilësore të saj pa marrë...
tracking img