Rira Oil Strategic Management Analyse

Only available on StudyMode
  • Pages : 10 (2426 words )
  • Download(s) : 151
  • Published : January 24, 2010
Open Document
Text Preview
RIRA SH.A NE KENDVESHTRIM TE PERGJITHSHEM

Shoqeria “RIRA Sh.A.” ka filluar veprimtarine e saj ekonomike e tregtare ne fushen e karburanteve me 08.03.1992 me statusin e nje Shoqerie me Pergjegjesi te Kufizuar (sh.p.k.) fillimisht me seli ne Librazhd dhe me vone ne Tirane. Shoqeria “RIRA” Sh.A eshte nje nga operatoret private kryesore ne tregtimin e karburanteve e te lubrifikanteve ne Shqiperi. Ajo zoteron rreth 20-25 % te tregut dhe synon zgjerimin e prezences se saj prane konsumatoreve ne te gjithe territorin e Shqiperise si dhe ne vendet fqinje. Me vendimin Nr.21426 dt.02.06.1999 te gjykates se rrethit Tirane “RIRA” u transformua ne Shoqeri Anonime me ortak te vetem Z. Xhevat RIRA. Shoqeria Anonime “RIRA” eshte e rregjistruar ne organet Tatimore te Tiranes me Nr.Nipti J 91817005 I, dhe Kod Fiskal 3708105. Gjithashtu shoqeria “RIRA” eshte licensuar me Licencen Definitive Nr.1.dt.07.07.1999 “Per Tregtimin me Shumice te Karburanteve dhe Lubrifikanteve”. Selia e shoqerise “RIRA ” Sh.A.ndodhet ne rrugen “Ali Demi ,Nr.110 , Tirane, Shqiperi. Ajo ka filiale ne qytetet me te rendesishme te Shqiperise si : Tirane, Elbasan, Korce dhe Gjirokaster. Kompania “RIRA”Sh.A nuk ka asnje detyrim fiskal ndaj shtetit. Punojme me banka te klasit te pare si : Raiffeisen Bank, Banka Amerikane e Shqiperise, Tirana Bank, Banka Popullore etj. Investimi me i rendesishem i kompanise “RIRA” Sh.A eshte ndertimi i depozitave te karburantit me kapacitet 24 000 m3, ne zonen bregdetare te Porto Romano Durres. Ajo ka ne pronesi te saj edhe nje stacion depozitimi ne Vaqarr – Tirane me kapacitet 1100 m3. Ka vendosur rreth 40 reklama dhe simbole te saj dhe ka kontrata shitjeje e marreveshje eksluzive me rreth 110 stacione shitjeje ne Shqiperi e Kosove. Ne strategjine e zhvillimit te saj “RIRA” Sh.A. synon te vendose simbolet e saj ne 50 stacione te shitjes me pakice te karburanteve duke i transformuar ato ne struktura moderne e multifunksionale. Shoqeria “RIRA” Sh.A. ka parkun e vet te transportit qe perbehet nga 16 autobote te kapaciteteve te ndryshme te cilat transportojne rreth 300 m3 njeheresh. MISIONI

Shoqeria “RIRA” Sh.A eshte nje nga operatoret private kryesore ne tregtimin e karburanteve e te lubrifikanteve ne Shqiperi qe ka per qellim tregtimin e sasive te medha te karburanteve dhe lubrifikanteve qe mundesohet dhe nga depozitat dhe stacionet e shitjes si dhe nga autobote te kapaciteteve te ndryshme. Ajo zoteron rreth 15-20 % te tregut dhe synon zgjerimin e tregut se saj ne te gjithe territorin e Shqiperise si dhe ne vendet fqinje.

QELLIMI

Kompania “Rira Oil” ka per qellim te zgjeroje pjesen e tregut si brenda vendit ashtu dhe ne vendet fqinje duke ruajtur cilesine e karburanteve dhe lubrifikanteve qe tregton si dhe duke respektuar standartet e ekologjise.

FILOZOFIA

Cilesi, Force, Ekologji !
1. Te sjellim prane konsumatorit te gjitha produktet e naftes dhe te gazit me cilesine me te larte.

2. T'i ofrojme te gjitha sherbimet per te cilat ka nevoje konsumatori me nje kosto sa me te ulet ne ndotjen e mjedisit.

3. Te promovojme produktet tona ne te gjithe Shqiperine si dhe ne fqinjet tane.

ANALIZA PEST

[pic]

FAKTORET POLITIKO-LIGJOR

Kompanite e karburantit ne pergjithesi operojne ne nje kuader strikt parametrash ligjore dhe rregullues. Ato jane subjekt i kontrollit nga struktura te drejtuara nga Ministria e Ekonomise, Tregtise dhe Energjitikes.

1. Ligjet per mbrojtjen e mjedisit - Qellimi I ketyre ligjeve është vendosja e gjendjes së sigurise së nevojshme në veprimtarite e depozitimit, transportimit dhe tregtimit te naftës, gazit dhe nënprodukteve te tyre, marrja e masave të menjëhershme për eliminimin e rreziqeve evidente dhe dëmtimeve të mundshme të jetës, pronës dhe mjedisit, si dhe eliminimin e fenomenit të zhvillimit të këtyre aktiviteteve nga subjekte të pa pajisura me lejet përkatëse. Kjo detyre kryhet nga “Inspektoriati Qendror Teknik” nga dega e Inspektimit te Nafte/Gazit. 2. Politika e...
tracking img