Pse Qane Shqiptaret Kur Vdiq Enveri

Only available on StudyMode
  • Pages : 6 (2319 words )
  • Download(s) : 1175
  • Published : April 2, 2008
Open Document
Text Preview
Në këtë mënyrë, Zëri i popullit i përcolli popullit lajmin e vdekjes së Enver Hoxhës, lajm i cili pasohet nga rradhë të gjata homazhesh në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Kjo pak a shumë qe panorama e atyre ditëve të zymta kuje dhe njëkohësisht pikënisja e kësaj eseje ku do të trajtohen arsyet e këtij reagimi, të këtij komunikimi politik së shqiptarëve që lajmin e vdekjes së diktatorit e përcollën me lotë e rradhë të gjata homazhesh. Dhe natyrshëm lind pyetja e përsesë së këtij akti masiv. Pse qanë shqiptarët kur vdiq Enver Hoxha? Siç do të argumentohet, përgjigja e pyetjes së shtruar më lart do të bazohet në analizimin e figurës së Enverit si udhëheqës, më pas si baba, si totem dhe më së fundi si vëllai i madh në lidhje me masën e cila duke qenë e cindividualizuar identifikohet me të dhe bëhet pjesë e ambivalencës së ndjenjave, dashuria dhe urrejta për prijësin tashmë të vdekur. Siç edhe thamë, analiza do të fillojë me figurën e udhëheqësit. Sipas Kushner-it, ai studioi në Francë ku zhvilloi edhe më idetë e tij majtiste, kryesisht marksiste-leniniste. Në Shqipëri ai u bë pjesë e grupit të Korçës, grupi më i konsoliduar komunist i kohës. Edhe pse jashtë udhëheqjes së këtij grupi, ai u zgjodh sekretar. “Me shumë gjasa zgjedhja e tij ishte një kompromis” (2000: 175). Me dy këshilltarët komunistë internacionalistë jugosllavë, Popoviç dhe Mugosha, filloi ndërtimi i Partisë që u shoqërua me përpjekje për zgjerimin e anëtarësisë, kryesisht kah shtresës së mesme dhe intelektualëve, fillimi i organizimit të Luftës Nacional Çlirimtare ku Partia Komuniste udhëhoqi. Në verën e1942, Hoxha nisi të konsolidojë pushtetin e tij brenda partisë duke “e spastruar atë nga elementet përçarëse”, ndër të parët e të cilëve ishin Koço Tashko dhe Mustafa Gjinishi (ibid, 175-180). Më vonë nisi lufta civile, urdhëri për likuidimin e ballistëve dhe legalistëve të cilët me të drejtë e quanin veten nacionalistë (ibid, 261), për të spastruar tashmë jo veç armiqtë brenda partisë por edhe konkurrentët politikë në mënyrë që të ishte i vetëm në pushtet e i sigurtë për vazhdimësinë e tij. Kushner thotë se “ndoshta Enver Hoxha do të përshkruhej më mirë së pari si nacionalist, së dyti si komunist stalinist dhe së fundi si intelektual”(2000: 175). Për sa i përket intelektualizmit të Hoxhës, Liri Belishova, anëtare e byrosë politike e interrnuar pas prishjes me Bashkimin Sovjetik dhe të tjerë dëshmojnë për të kundërtën e këtij fakti. Nga ana tjetër nacionalizmi tij lë shumë dyshime nga pas duke qenë se vetë Hoxha në fjalën përmbyllëse të Kongresit të Përmetit në 28 maj 1944, deklaroi se “Do të punojmë pa pushim për vëllazërimin e popullit tonë me popujt e tjerë të Ballkanit. Do të punojmë për realizimin e një konfederate ballkanike...” (1995: 303). Gjithsesi, në pleniumin e dytë të Beratit, 23-27 nëntor 1944, Hoxha e kuptoi qartë se “Ngritja e tij në pushtet ishte bërë në kohë lufte - e kishte ruajtur pozicionin e tij pikërisht falë kësaj lufte”(Mc Lean sipas ibid: 324). Enver Hoxha sic dukej e kishte kuptuar se për ta ruajtur dhe fuqizuar edhe më pushtetin e tij, në një kohë kur ai ende nuk ishte i sigurtë për mbështetjen e tij në popull, duhej të sakrifikonte një pjesë të idealeve të tij. Në një komb me një shumicë fshatare, nacionalizmi ishte vlera kryesore. Shqiptarët ende e shihnin me dyshim lidhjen e PKSh me PKJ. Pas një fitoreje në “zgjedhjet” e para të pas luftës, vazhdoi lufta brenda dhe jashtë partisë. Nako Spiro qe një ndër bashkëpunëtorët e tij më të ngushtë i cili i ndodhur në një presion të madh psikologjik, u vetëvra. Gjygjet e kriminelëve të luftës të viteve ’44 - ’46 të cilat gjithmonë e më shumë po u drejtoheshin jokomunistëve, arritën në disa mijëra (Kushner, 2000: 326). Më pas vijojnë prishjet e marrëdhënieve politike ekonomike me Jugosllavinë, pas Mbledhjes së Partive në Moskë, u deklarua edhe prishja me Bashkimin Sovietik dhe më vonë në vitet ‘70 erdhi edhe prishja me Kinën. Të gjitha këto vende dikur mike u cilësuan armike të...
tracking img