Marketing Management

Only available on StudyMode
  • Pages : 15 (4395 words )
  • Download(s) : 184
  • Published : June 9, 2010
Open Document
Text Preview
Rasti Studimor nr. 7

Analiza e kompanise easyCar
Grupi Master ne Marketing

1PERMBAJTJA

2Permbledhje e Konkluzioneve dhe Rekomandimeve
Konkluzione
Rekomandime
3 Analiza e situates (Mjedisi)
Ekonomik
Ligjor
4Industria (analiza e industrise ku kompania easyCar operon) Klasifikimi dhe perkufizimi i Industrise
Analiza e konkurrenteve ekzistues
Analiza e hyresve te mundshem
Analiza e produkteve zevendesuese
Analiza e furnitoreve
Analiza e Bleresve
5Organizimi
Prezantimi i kompanise easyCar dhe filozofia e manaxhimit 6Objektivat e kompanise
Analiza e pikave te forta dhe te dobeta te kompanise 7Strategjia Marketing
Analiza e marketingut miks te kompanise
Analiza SWOT e kompanise easyCar.

Permbledhje e Konkluzioneve dhe Rekomandimeve

Konkluzione

Arritja e objektivave mund te kompromentohet nga moszgjedhja jo e pershtatshme e strategjise se cmimit dhe produktit. Strategjia e produktit e ndjekur nga kompania ne fillimet e biznesit ishte ne linje me strategjine e lidershipit ne kosto. Gjithesesi, pas 2 vjetesh aktiviteti, produkti ndryshoi si rezultat i shtimit te karakteristikave te ndyshme duke bere qe easyCar te kete nje strategji jo te fokusuar me ne koston me te ulet. Keshtu pervec ofrimit te sherbimit te dhenies me qera produktit ju shtuan dhe detyrimi i kthimit te makines te pastruar, detyrimi i prenotimit te sherbimit me karten e kreditit easyMoney, sherbimi i ofruar perfshinte udhetimin deri ne 100 km ne dite mbi kete kilometrazh kishte kosto ekstra, detyrimi per blerjen e siguracionit per humbjen apo demtimin e automjetit. Pra duke ndjekur kete strategji produkti kompania nuk mund te arrije objektivat e saj.

Ndryshimi i strategjise se produktit ndikoi ne ndryshimin e strategjise se cmimit. Shtimi i karakteristikave te produktit rezultoi me shtimin e kostove qe paguajne klientet duke e bere kete sherbim, nga pikpamja e kostove, te krahasueshem me produktet e ofruara nga operatoret tradicionale te tregut.

Rekomandime

Per arritjen e objektivave te vendosura kompani duhet te beje rishikimin e strategjive te produktit dhe cmimit. Segmenti kryesore i tregut te kompanise eshte segmenti per turizem/argetim, i cili eshte shume i ndjeshem ndaj cmimit, dhe ky segment zakonisht udheton mbi 100 km atehere cmimi i sherbimit behet i krahasueshem me kompanite qe ofrojne sherbimin ne menyre tradicionale. Duke patur parasysh sa me siper rekomandojme eleminimin e kostove te fshehura, thjeshtimin e cmimit dhe rritjen e transparences.

Analiza e situates (Mjedisi)

3 Ekonomik

Tregu i makinave me qera shihet nga ekspertet si i pjekur per konsolidim. Eshte treg i perqendruar si ne nivel shteti ashtu edhe ne nivel global. Kjo dmth qe ne kete treg operojne nje grup kompanish te medha qe perbejne mbi 60% te tij. Ne shtete te ndryshme europiane ka kompani te ndryshme qe jane lider per tregun perkates. Kjo u jep ketyre kompanive fuqi te madhe ne treg per te percaktuar cmimet.

Tregu eshte gjysme i integruar sepse ne kete treg operojne kompani qe jane edhe prodhues automjetesh. Kjo dmth qe tregu i makinave me qera eshte relativisht i integruar ne raport me furnitoret ne pjesen e siperme te zinxhirit te tregut. Nga ana tjeter, ne raport me pjesen e poshtme te ketij zinxhiri, me klientet, operatoret tradicionale te tregut te makinave me qera jane relativisht me te integruar se sa easyCar.

Nga kendveshtrimi i klienteles, tregu i makinave me qera perceptohet si i perbere nga dy segmente te gjera. Segmenti i atyre qe udhetojne per bisnes dhe segmenti i atyre qe udhetojne per turizem/argetim. Ne varesi te tregut segmenti i turizem/argetim perben 45-65% te te gjithe tregut dhe jane shume te ndjeshem ndaj cmimit, segmenti i biznesit perben pjesen e mbetur te tregut 35-55% dhe jane me pak te ndjeshem ndaj cmimit...
tracking img