Read full document

Manuali

By | Feb. 2011
Page 1 of 24
Manuali i Shërbimit Psikologjik Shkollor
Hyrje Manuali i Shërbimit Psikologjik Shkollor (SHPSH) , është një dokument zyrtar që orienton organizimin dhe realizimin e një SHPSH cilësor, për sistemin e arsimit parauniversitar, nga kopshti në klasën e XII. Në manual jepen drejtimet kryesore të punës së psikologut të shkollës (PSH) duke i lënë hapësirat e nevojshme për të programuar punën në bazë të nevojave specifike të shkollës dhe nxënësve. Gjithashtu në të përcaktohen detyrat dhe përgjegjësitë e personelit tjetër të shkollës (drejtues, mësues, etj) që së bashku sigurojnë funksionimin e një shërbimi cilësor. Konsolidimi i SHPSH që bëhet në kuadër të zbatimit të Strategjisë Kombëtare të Arsimit Parauniversitar (2007 – 2013), është një shërbim i ri për shkollën tonë. Ky shërbim, orientohet në ndihmën konkrete që do t’u ofrojë nxënësve për të kapërcyer vështirësi të ndryshme në rrugën e arritjeve të rezultateve të dëshiruara akademike dhe në përgatitjen e tyre të përgjithshme për të përballuar sfidat e jetës në një shoqëri në ndryshim. Përgatitja e manualit është bazuar në gjetjet dhe sugjerimet që janë bërë në raportin e “Vlerësimit të Shërbimit Psikologjik Shkollor”, realizuar në shkurt të vitit 2007. Hartimi i tij synon të përcaktojë drejtimet themelore të punës së psikologut shkollor si dhe të sigurojë konsolidimin e SHPSH në sistemin tonë arsimor. Në manual jepen shërbimet bazë që ofron SHPSH. Kemi bindjen se psikologët, drejtuesit dhe mësuesit e kopshtit dhe shkollës, nxënësit dhe prindërit do të gjejnë në këtë materialë informacionin e duhur që përcakton mënyrën dhe cilësinë e shërbimeve që ofron SHPSH. Manuali i SHPSH i drejtohet jo vetëm psikologut shkollor por dhe drejtuesve dhe specialistëve të arsimit në nivel DAR/ZA, drejtueseve dhe mësuesve të shkollës, nxënësve dhe prindërve. Funksionimi i SHPSH, ashtu siç parashtrohet në këtë manual, bazohet në parimin e njohjes dhe respektimit të individualitetit të çdo individ, duke e vlerësuar këtë si një moment...
Hide

Rate this document

What do you think about the quality of this document?

Share this document

Let your classmates know about this document and more at Studymode.com