Lidhja Shqiptare E Prizerenit

Only available on StudyMode
  • Pages : 5 (1494 words )
  • Download(s) : 995
  • Published : October 5, 2010
Open Document
Text Preview
Lidhja Shqiptare e Prizerenit u formua ne Prizeren me 10 qershor 1878 si nje organizate me karakter politik e ushtarak, me nje qender drejtuese ne Prizeren dhe me dege ne krahinat e ndryshme te vendit. Ne krye te saj ishte Abdyl Frasheri si dhe shume figura të tjera te respektuara te popullit tone (Sulejman Vokshi, Ymer Prizreni, Abedin Dino, etj). Qysh me krijimin e saj ajo ishte nje organizate politike me karakter dhe qellime kombetare, clirimtare. Lidhja e Prizrenit hodhi idenë e bashkimit Shqiptar, përmbi ndarjet fetare e krahinore, përmbi aventurat personale. Lidhja Shqiptare e Prizerenit mori persiper dy detyra te medha historike, luften per ruajtjen e Teresise se tokave shqiptare kunder copetimit te tyre ne dobi te monarkive shoviniste ballkanike dhe sigurimin e autonomise se Shqiperise, krijimin e nje shteti te njesuar kombetar shqiptar. Keto 2 detyra ishinte pandara nga njera tjetra. Kerkesa per bashkimin e tokave shqiptare dhe per paprekshmerine e tyre ishte tregues i qarte i formimit te ndergjegjes kombetare, te vetedijes se Shqiperia ishte nje entitet i vecante ne gjirin e perandorise Osmane dhe se faktori territor kombetar ishte kusht i domosdoshem per zhvillimin e jetes ekonomike e politike te pavarur, si dhe nje nga rruget per tu prere hovin perpjekjeve per copetimin e Shqiperise.

Lëvizja kombëtare, të cilën e udhëhoqi Lidhja Shqiptare e Prizrenit, lindi nga vrulli atdhetar i shtresave më të ndryshme të popullsisë së Shqipërisë dhe u zhvillua në truallin historik të përgatitur gjatë dhjetëvjeçarëve të mëparshëm nga lëvizja e Rilindjes Kombëtare Shqiptare. Ajo shënoi një hap të madh cilësor nga pikëpamja e platformës ideologjike, e kërkesave politike dhe e frontit luftarak, në krahasim me lëvizjen çlirimtare të dhjetëvjeçarëve të kaluar. Lidhja e Prizrenit ishte e para lëvizje çlirimtare me karakter kombëtar, në të cilën morën pjesë të gjitha krahinat e Shqipërisë (Kosove e Cameri) dhe në të cilën u kombinuan të gjitha format e luftës çlirimtare, që nga kuvendet popullore deri te parashtresat politike, që nga misionet diplomatike deri te kryengritjet e armatosura. Ajo ishte e para lëvizje masive, e cila synoi të përmbushte programin madhor të Rilindjes Kombëtare Shqiptare ( NaumVeqilharxhi, Hasan Tahsini, Sami Frasheri, Pashko Vasa, Jani Vreto, Anastas Kullurioti, etj) në kushtet e Krizës Lindore të viteve 70 të shek. XIX - njohjen e kombit shqiptar si një bashkësi të pandarë, mbrojtjen e tërësisë territoriale të atdheut dhe formimin e një shteti shqiptar autonom e demokratik.

Lidhja Shqiptare e Prizrenit u themelua dhe veproi në një nga çastet më dramatike që kalonte Shqipëria gjatë shekujve të rëndë të sundimit osman,në kohën kur Rusia cariste me Traktatin e Shën-Stefanit ku dëshironte ta shuante edhe prej hartës politike Ballkanit kombin shqiptar,dhe pastaj Fuqitë e Mëdha me vendimet e Kongresit të Berlinit,jo vetëm nuk e trajtuan Shqipërinë si subjekt të drejtash kombëtare,por shkuan edhe më tej ku vendosën të bëjnë copëtimin e trojeve shqiptare në favor të fqinjëve tonë shovinist sllav e grek. Në këto rrethana dramatike për fatin e Shqipërisë Lidhja Shqiptare e Prizrenit mori përsipër detyrën e madhe historike të bashkonte mbarë popullin shqiptar në luftë për të afirmuar identitetin e tij kombëtar në arenën ndërkombëtare,për të kundërshtuar copëtimin e trojeve amtare në dobi të shteteve fqinje,dhe për të realizuar detyrën madhore të Rilindjes Kombëtare Shqiptare formimin e shtetit kombëtar shqiptar. Lidhja Shqiptare e Prizrenit ka një vlerë të rëndësishme në historinë e popullit shqiptar ku e bëri të njohur,autoktoninë e këtij populli të lashtë në arenën ndërkombëtare.

Lidhja Shqiptare e Prizrenit shënonte, si organizatë, një hap të madh cilësor nga pikëpamja e funksioneve politike, e shtrirjes territoriale dhe e mjeteve të luftës në krahasim me besëlidhjet e mëparshme. Ajo ishte e para organizatë kombëtare që krijoi degë të saj në të gjitha krahinat shqiptare (Kosove, Plave, Guci, Ulqin,...
tracking img