Globalizmi

Only available on StudyMode
  • Pages : 21 (5813 words )
  • Download(s) : 540
  • Published : February 15, 2011
Open Document
Text Preview
PASQYRA E LËNDËS

I. II. III. IV.

Hyrje Përkufizimi dhe pak historik mbi globalizimin Dimensionet e globalizimit Probleme të globalizimit



Rreziqet ndërkombëtare Shkaqet e fshehura të kërcënimeve Mundësi për rritje ekonomike dhe ndërtimin e demokracisë







Procesi ndërkombëtar i vendimmarrjes në mënyrë kolektive

V. Perfundime
VI. Literatura

1

I.

Hyrje
Qëllimi i këtij punimi është të parashtrojë një sërë çështjesh që

kanë të bëjnë me globalizimin, dimensionet e tij si dhe problemet e rreziqet me të cilat ai përballet. Punimi është ndërtuar me 6 kapituj. Në kapitullin e dytë jepen një sërë përkufizimesh për termin globalizim si dhe përmenden aspekte të historikut te globalizimit si një proces në zhvillim. Në kapitullin e tretë i kushtohet vëmendje dimensioneve të globalizimit si atij politik,

ekonomik, shoqëror, mjedisor, etj. Kapitulli i katërt parashtron një sërë nëncështjesh që lidhen me problemet pasojë të globalizimit. Theksi vihet mbi rreziqet ndërkombëtare, shkaqet e fshehura të kërcënimeve

ndërkombëtare si dhe me mundësinë e rritjes së ekonomisë dhe ndwrtimin e demokracise. Disa paragrafë i kushtohen edhe procesit ndërkombëtar të vendimmarrjes në mënyre kolektive. Kapitujt në vazhdim pasojnë me përfundimet e nxjerra, pikëpyetjet për cështje të ndryshme që shtrohen nga kapitujt e mëparshëm si dhe me materialet e konsultuara për përgatitjen e këtij punimi.

2

II. Përkufizimi dhe pak historik mbi globalizimin

Globalizimi është një çështje mjaft e rëndësishme të cilës i është kushtuar vëmendje e vecantë. Është një term që haset shpesh qoftë ne biseda të ndryshme e media, me pak fjalë në të tëra sferat e jetës, por që në fakt paraqet vështirësi kur na duhet të japim shpjegim të qartë e të saktë për kuptimin e tij. Më poshtë paraqiten një sërë përkufizimesh për globalizimin. Globalizimi është : Intensifikimi i marrëdhënieve sociale mbarëbotërore, përmes të cilave vende të largëta mbajnë lidhje me njëra tjetrën, në mënyrë të tillë që ngjarjet në një vend karakterizohen nga të njëjtat procese sikurse edhe në një vend tjetër shumë kilometra larg, dhe anasjelltas...“ [Anthony Giddens] Intensifikim sasior dhe cilësor i transaksioneve ndërkufitare gjatë procesit të njëkohshëm të zgjerimit të tyre lokal

[Ulrich Menzel] Është shndërruar tashmë në një fjalë të rëndësishme, e cila prej disa kohësh po përdoret në mënyrë inflacionare në debatet politike, publicistike dhe shkencore duke u konsideruar këtu nga njëra anë si “kërcënim”, nga ana tjetër si “shans” [Johannes Varwick]

3

Varësi dhe integrim në rritje e ekonomive të ndryshme përreth globit. [Meghnad Desai] Proces i lidhjeve në rritje mes shoqërive dhe problematikave. [Johannes Varwick] Çlirim i forcave të tregut botëror dhe heqja e pushtetit ekonomik nga duart e shtetit. [Schumann/Martin] "Globalizimi duket se është tregues karakteristik i shek. të 20-të, që sapo ka dalë. E megjithatë ai është në gojën e të gjithëve. Ne fakt bota është shndërruar në një horizont përvojash të shoqërisë. Mediat në mbarë botën informojnë se lidhjet e transportit janë globale, korporatat ndërkombëtare përfaqësohen në shumë vende të botës. Globalizimi përdoret edhe në mënyre argumentative për ndryshime të dëshiruara në politikë dhe ekonomi. Kjo shërben për inskenimin e shndërrimit politik. [Ernst-OttoCzempiel]

Ndërkombëtarizimi i ekonomisë botërore i ka fillimet e veta në mes të shek. të 19-të, pra korporatat ndërkombëtare në mesin e viteve '60 vetëm sa e kanë zgjeruar atë që kishin filluar më parë. Ato vazhdojnë të mos jenë të përfaqësuara në të gjithë botën. Zona e shtrirjes së vendeve industriale dhe vendeve-prag shtrihet në një rrip të ngushtë duke nisur nga Amerika e Veriut mbi Evropën Perëndimore deri në Azinë Juglindore.

4

Në veri dhe jug të kësaj zone globalizimi nuk ndihet shumë. Pra botës do ti duhet të presë edhe mjaft kohë derisa të globalizohet tërësisht për nga niveli i mirëqënies. Ka procese në botë të cilat...
tracking img